Gurëthyesi po e “ha” kodrën e Cërrnushës, ankohen banorët e 4 fshatrave

Publikuar më:

Një gurëthyes që punon prej kohësh në një prej kodrave më të dukshme të Mitrovicës, ka bërë që të ankohen banorët e disa fshatrave.


Sipas banorëve të fshatit Cërrnushë, Kciq, Rashan e Pasomë, gurëthyesi po ua shkatërron kodrën më të madhe të asaj pjese.

Banorë nga këto fshatra i kanë shkruar “Jepi zë”, duke u ankuar për gurëthyesin. Ata kanë sjellur edhe pamje nga punimet atje, ku shihet se një pjesë e madhe e kodrës është “ngrënë” nga bagerët e kompanisë.

“Jemi shumë të inatosur me këtë gurëthyes. Po në rrënohet e gjithë kodra”, thotë një nga banorët e këtyre fshatrave.

Sipas tyre, përvec që kodra po “zhduket”, gurëthyesi po bën edhe dëme të tjera dhe po sjell problem tek qytetarët. Ata thonë se zhurma është e madhe dhe dëgjohet në fshatrat përreth, ndërkohë që kritika kanë edhe për dëmet që shkaktohen në rrugë.

“Na e ka prishë rrugën për tek varrezat e reja në Kciq”, thotë një banor i fshatit më të madh në Mitrovicë.

Sidoqoftë, “Jepi zë” ka raportuar edhe kohë më parë për problemet që kanë banorët rreth këtij gurëthyesi, sic është shkatërrimi i rrugës nga kamionët.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.