Granit Tmava mjaft i pasur: Deklaron të ardhura nga pozita e drejtorit dhe kompania që ka bashkë me babain e tij

Publikuar më:

Drejtori i infrastrukturës në Komunën e Mitrovicës, Granit Tmava, del se ka mjaft pasuri përkundër moshës së re.

Në deklarimin e pasurisë që u bë publik së fundmi, ai ka deklaruar banesa, tokë, vetura dhe kompani, shkruan “Jepi zë”.

Banesën thotë ta kenë blerë prindërit, ndërsa tokën e ka të trashëguar.

Tmava ka deklaruar se vozit një veturë në vlerë 8 mijë euro dhe se ju takon prindërive.

Nga ky deklarim duhet se pasuria e madhe i ka ardhur nga prindi i tij, ish drejtori i Trepçës, Ahmet Tmava, i cili poashtu ishte edhe kryeshef i KPMM-së, ndërsa punën në Universitetin e Mitrovicës nuk e ka ndalur.

Tmava ka deklaruar të ardhura edhe nga nëna e tij, e cila poashtu punon në ndërmarrjen Trepça.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.