Gjysma e qytetit të Mitrovicës pa rrymë, zhurma e gjeneratorëve dëgjohet gjithandej

Publikuar më:

Disa lagje të qytetit të Mitrovicës kanë mbetur pa energji elektrike që nga ora 13:30.


Qytetarët raportojnë se disa pjesë të qytetit kanë mbetur pa energji, duke përfshirë edhe institucionet publike, shkruan “Jepi zë”

Vlen të theksohet se mungesa e energjisë nuk është paralajmëruar të ndodhë, dhe nuk dihet nëse ka ndonjë prishje.

Institucionet dhe objekte e tjera kanë aktivizuar gjeneratorët në mungesë të rrymës, ndërkohë që KEDS nuk ka bërë akoma ndonjë sqarim.

Sidoqoftë, edhe ditë më parë një pjesë e madhe e qytetit mbeti gjithë ditën pa drita për shkak të disa punimeve që kryheshin nga KEDS.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.