Gjysëm milion për Gazën, por qeveria ende në borxh me kosovarët që pësuan nga vërshimet

Publikuar më:

Qeveria e Kosovës ndau ditë më parë 500 mijë euro për Gazën, ndërsa ende nuk ka ndarë mjetet e premtuara për rimbursimin e dëmeve nga vërshimet e disa viteve më parë, që shkaktuan humbje të mëdha, përfshirë edhe viktima në njerëz.

Milaim Ademaj, familjar i viktimave të vërshimeve, rrëfen se ende nuk ka marrë ndihmë nga shteti mjaftueshëm, pavarësisht se humbi dy familjarë dhe shtëpia e tij u bë e pabanueshme, njofton Klankosova.tv.

“Komisioni e ka vlerësuar dëmin 40 mijë euro, por kjo është shumë e vogël. Unë humba dy familjarë dhe asgjë tjetër nuk na është dhënë. Tani jetojmë me qira, paguajmë vetë, sepse shtëpia na është prishur. Kam edhe dy djem të tjerë me familjet e tyre, që do të thotë se kemi tri qiraja për të paguar”, tha Ademaj, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Edhe fermeri Smajl Balaj nga Skenderaj tregon për humbjet e pësuara, duke theksuar se ndihma nga shteti ka munguar.

“Bujqësia është dëmtuar tre vitet e fundit, por kompensimi nuk u bë në asnjë mënyrë. Unë kam pasur rreth 25 mijë euro dëme, por qeveria nuk më ka mbuluar asgjë”,  tha Balaj.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.