Gjykata merr vendim për babain kosovar i cili dyshohet se dhunoi njërën vajzë e tjetrën e sulmoi seksualisht

Publikuar më:

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurit F. K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit në vazhdimësi dhe të sulmit seksual. Viktimë e këtij rasti dyshohet se janë dy vajzat e tij të mitura.

Sipas kërkesës njofton gjykata, transmeton Express, “në muajin korrik 2021, në dy raste të ndara, i pandehuri F. K., e detyron të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj, vajzën e tij,  të dëmtuarën e mitur, XX. Gjithashtu, në muajin shtator 2020, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj, tenton me forcë ta prek të dëmtuarën e mitur, vajzën e tij, XX.”.

“Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer dy vepra penale, ”Dhunimi” në vazhdimësi dhe veprën penale “Sulmi seksual”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e gjykatës.

I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 07 shkurt 2022 dhe do të zgjasë deri më 06 mars 2022.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.