Gjuhet me armë Policia e Kosovës, po ndiqte një veturë

Publikuar më:

Katër persona kanë hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Doberdol të Podujevës.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të të dyshuarve.

Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të Policisë, në ikje e sipër.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

“Rreth orës 18:20, kemi pranuar informatën se në një shtëpi në fshatin Doberdol të Podujevës, me forcë janë futur katër persona të dyshuar. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar. Në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar” ka thënë Ahmeti.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.