Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka dalë kundër rinovimit të shtëpisë së Xhaver Devës në Mitrovicë, shkruan Jepi Zë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasadori gjerman është shprehur i shqetësuar për planifikimin e restaurimit të shtëpsë së Devës, të cilin e quan bashkëpunëtor të nazistëve.
“Shumë të shqetësuar rreth planeve për ta restauruar shtëpinë e Xhafer Devës, një bashkëpunëtor/protagonist i njohur i divizionit famkeq SS Skendërbeg. Asnjë histori nuk lahet. Mos e shtrembëroni të vërteteten për Holokaustin dhe krimet e luftës të kryera nga Nazistës dhe bashkëpunëtorët lokalë të tyre. Të mbrohen faktet“, ka shkruar Rohde.
Kultura e memories dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore duhet të shihet si mundësi për t’u përballur me të kaluarën, në një mënyrë të hapur dhe të drejtë. Ambasada gjermane është e gatshme të mbështes çfarëdo nisme të arsyeshme në kulturën e memories në Kosovë”, ka shkruar ambasadori.
Ndryshe, Qeveria ka planifikuar qindra mijëra euro për këtë projekt, i cili pritet të nis së shpejti.