Gërvalla ia lë vetes suksesin me liberalizimi e vizave ani pse nuk përmbushi asnjë kusht por i gjeti të gatshme

Publikuar më:

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka folur në konferencën e shtatë të Ambasadorëve, duke përmendur si sukses dhe duke marrë meritat për liberalizimin e vizave.

Sipas saj, në vitet e fundit Kosova ka treguar përkushtim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjë që u vlerësuar nga ndërkombëtarët dhe u vendos që një progres i tillë të shpërblehej me heqjen të regjimit të vizave.

“Dëshiroj të nis me një moment që për shumë vite ishte ëndërr për qytetarët. Ky synim ishte simbol i asaj që donim të ishim. Një vend i lirë dhe i lidhur ngushtë me Evropën. Sot kjo ëndërr u bë realitet. Diçka e tillë s’ndodh vetvetiu. Ky sukses është rezultat i përkushtimit të Kosovës për të ndërtuar shtet ligjor dhe për të luftuar korrupsionin. Në vitet e fundit kemi ndërmarrë reforma të thella që kanë rritur transparencën forcuar pavarësinë e institucioneve. Lufta kundër korrupsionit ka sjellë rezultate konkrete duke treguar se askush s’është mbi ligjin. Partnerët tanë evropianë e njohën këtë progres dhe sot qytetarët tanë mund të lëvizin lirshëm”, ka thënë Gërvalla

Kryediplomatja tutje ka përmendur edhe fuqizimin e pasaportës së Kosovës. Kosova për 4 vjet të Qeverisë Kurti s’ka marrë asnjë njohje të re dhe ka dështuar anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.