Gazetari Kajtazi kërkon përgjegjësi nga Lumezi: Prokurorët po ma rrezikojnë jetën

Publikuar më:

Gazetari i Gazetës “Reporteri.net” dhe pronari i Gazetës “Jepi zë”, Shkumbin Kajtazi, ka reaguar pasi sot është mbajtur shqyrtimi fillestar në rastin e tentimdjegies së veturës së tij, ku i akuzuari e ka pranuar fajin dhe më 22 mars pritet të shpallet Aktgjykimi.


Gazetari Kajtazi ka thënë se nuk është kontaktuar fare më nga prokuroria lidhur me provat që ai ka deponuar lidhur me rastin, e as nga Gjykata për ta informuar për seancën e as procesin në tërësi, shkruan Reporteri.net.

Ai në një reagim në Facebook, ka shkruar se kur është ftuar nga Prokuroria në intervistim,  aty ka potencuar disa herë se ka prova, të cilat Kajtazi thotë se edhe i ka deponuar, që sulmi ka qenë i organizuar dhe me porosi.

“Një herë më pati ftuar Prokuroria në intervistim, dhe aty kam potencuar disa herë se kam prova(të cilat i kam deponuar) që sulmi ka qenë i organizuar dhe me porosi. Pra, në variantin më të lehtë, Prokuroria nuk ka arritur të kryejë punën si duhet, ose nuk ka dashur(nuk përjashtohet, duke parë rastin e fundit me vrasjen në Deçan).

Pra, në variantin më të lehtë, Prokuroria nuk ka arritur të kryejë punën si duhet, ose nuk ka dashur(nuk përjashtohet, duke parë rastin e fundit me vrasjen në Deçan)”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Kajtazi tutje përmend edhe sulmin e dytë ndaj tij, rreth 5 muaj më parë, kur vetura e tij u sulmua me gjashtë plumba. Ai thotë se për këtë rast ende nuk është kontaktuar nga Prokuroria e as nuk është njoftuar se kush është prokuror i rastit.

Kajtazi ka kërkuar nga Kryeprokurori i Shtetit,  Aleksandër Lumezi përgjegjësi për neglizhencën e prokurorëve të cilët,  siç ka thënë ai, duke mos kryer punën si duhet, po ia rrezikojnë jetën rrezikojnë jetën.

“Prej Aleksandër Lumezit kërkoj përgjegjësi për neglizhencën e prokurorëve të cilët, duke mos kryer punën si duhet, po ma rrezikojnë jetën”, shkruan ndër të tjera Kajtazi.

Reagimi i plotë:

Sot e pranoi fajin personi që ma kishte lyer veturën me benzinë, por pikërisht këtu dështoi shteti…

Përmes mediave mora vesh që sot qenka mbajtur shqyrtimi fillestar në rastin e tentimdjegies së veturës sime, ku i akuzuari e ka pranuar fajin dhe më 22 mars do të shpallet Aktgjykimi.

Unë ide s’kam pasur për këtë seancë, e madje as nuk jam kontaktuar më nga prokuroria lidhur me provat që kam deponuar, e as nga Gjykata për të më informuar për seancën e as procesin në tërësi.

Në këtë seancë, gjithçka kishte shkuar lehtë vaj: I akuzuari e ka pranuar fajin, duke thënë se “e kam bërë për një shkrim”; e pa u sfiduar për cilin shkrim, për lidhjen e tij me shkrimin e gjëra të tjera, prokurorja e rastit Natasha Radoviq nuk e ka kundërshtuar pranimin e fajësisë. Pra, veç me pak hulumtim, Prokuroria do ta merrte vesh interesat e kujt janë prekur me këtë shkrim dhe kush e ka porositur.
Dmth, Prokuroria nuk ka hulumtuar asgjë më shumë sesa fjalët e të akuzuarit që, siç e kam thënë disa herë, ka qenë thjeshtë kryes i veprës ndërkohë që porositësi po sillet ende lirshëm.

Një herë më pati ftuar Prokuroria në intervistim, dhe aty kam potencuar disa herë se kam prova(të cilat i kam deponuar) që sulmi ka qenë i organizuar dhe me porosi. Pra, në variantin më të lehtë, Prokuroria nuk ka arritur të kryejë punën si duhet, ose nuk ka dashur(nuk përjashtohet, duke parë rastin e fundit me vrasjen në Deçan).
Se Prokuroria neglizhon rastet dhe palët e dëmtuara, e tregon edhe rasti i dytë ku më gjuajtën me plumba. Besoni ose jo, pikërisht sot u bën 5 muaj nga kur vetura më është gjuajtur me 6 plumba, dhe unë ende nuk jam kontaktuar nga Prokuroria. Madje, as nuk e di kush është prokuror i rastit, pasi prokurori kujdestar kishte përtuar të dilte në vendngjarje më 18 tetor.

Prej Aleksandër Lumezit kërkoj përgjegjësi për neglizhencën e prokurorëve të cilët, duke mos kryer punën si duhet, po ma rrezikojnë jetën.
Sidoqoftë, po dua ta përmend një gjë pozitive në këtë mes: I akuzuari ka pranuar se ma ka lyer veturën me benzinë dhe ka dashur të ma digjte për një shkrim, gjë që hedh poshtë fantazitë e atyre që thonin se rastet ndaj meje mund të lidhen me ndonjë problem personal dhe ato që thonin se mund të ishin të inskenuar për famë.

JU REKOMANDOJMË