Adriana Matoshi është liruar nga spitali, pas operacionit në tru që kreu në Turqi, për shkak të rikthimit të tumorit pas nëntë vjetësh.
Me t’u këndellur, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktorja e njohur, ka vendosur që të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e saj për të gjitha ata që e kanë mbështetur dhe janë lutur për shërimin e saj.
Ajo thotë se ka marrë forcë nga të gjitha thirrjet, mesazhet, komentet e dedikimet pafund që ka marrë gjatë kësaj kohe.
Madje, kjo forcë thotë se ka reflektuar edhe te miqtë dhe familja e saj, të cilët thotë se u besuan lutjeve të dashamirëve.
Ajo komentoi edhe marshin “Ecim për Ardianen”, i cili u mbajt në sheshin e Prishtinës, i cili thotë se për të ka qenë i papritur.
Për shkak të kësaj mbështetje, ajo thotë se as nuk i ka ndjerë dhimbjet.
“Marshet e tilla duhet me u organizu e me ju dediku krejt atyne fmive, grave e burrave që luftojnë e na nuk e dimë nëpër çka po kalojnë. Besomni nuk ja u njihni as dhimtën, as stresin, e as ngarkesën e kostos që e ka mjekimi për kto smundje kaq t’rona”, shkroi ndër të tjera ajo.
Dhe si gjithmonë, aktorja ka bërë thirrje që njerëzit ta duan njëri-tjetrit dhe të gëzojnë jetën e të gjejnë motiv e pozitivitet për ta gëzuar shëndetin e tyre.
“Mos pritni veç ditëlindje, Bajram, Vit t’Ri, Kërshëndella e Pashkë për me u dashtë. Gzojeni jetën edhe ditve t’rëndomta. Gjejeni motivin e pozitivitetin çdo ditë që e gzoni shëndetin. Rrini afër atyne qe kanë nevojë, motivoni për jetë, kujtojani arsyjet pse i duhen botës, pse duhen me luftu fort. Tregoni që jeta gjithmonë i sprovon ushtarët ma t’fortë”, shkroi ai.
“Fuqia e Zotit, lutjet e juja, përkushtimi i mjekëve, m’rikthyn prapë n’jetë. Kurrë ma e përmbushun shpirtnisht nuk jom kon. Po ju falenderoj shumë krejt juve që m’keni shkrujt prej momentit që e kom publiku lajmin. Ma boni hallall që nuk kom mrri as me i lexu ato mija mesazhe që hala nuk po ndalen. Për momentin jom t’u qëndru larg telefonit si rekomandim i mjekut për pushim dhe qetësi absolute. Premtimin që ja u dhash, e majta. UNË, U KTHEVA”, përfundoi ajo