Fotografia me Haxhi Shalën nga Haga “ia bën sherrin” Thaçit

Publikuar më:

Prokuroria e Speciales, këto ditë, ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit, për të 21-tën herë të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë pas vdekjes së babait dhe me leje të veçantë nga Dhomat e Specializuara, ndonëse ato nuk ia mundësuan të merrnin pjesë në varrimin e të atit.

Por për Thaçin, në raport me Specialen tash ka lindur një shqetësim i ri, apo thënë më saktë një arsye e re ku Prokuroria është “kapur” për t’ia vazhduar atij paraburgimin, shkruan lajmi.net.

Besoj e mbani mend këtë fotografi. Fakti që po e shihni në dokument të kësaj lloj forme, tregon se ajo është marrë si provë nga Prokuroria Speciale.

E njëjta, po përdoret si provë për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit në Speciale.

Në këtë fotografi është Haxhi Shala e Hashim Thaçi. I pari po bisedonte me djalin e tij, Flakronin në një “video-call” e dukej se aty erdhi për ta përshëndetur edhe ish-presidenti.

Djali i Haxhiut, këtë moment e bëri “screenshot” dhe fotografinë e publikoi në rrjete sociale për të shprehur simpatinë dhe mbështetjen e tij për Thaçin.

E tash Specialja po thotë, se fakti që Thaçi ka hyrë në këtë “video-call” është kundër rregullave.

“Pjesëmarrja e dukshme e THAÇI-t në video-telefonatën e një të burgosuri tjetër, që bie ndesh me kushtet e vendosura ndaj tij, nënvizon më tej një rrezik konkret që ai mund të përdorë komunikimin me vizitorët e të burgosurve të tjerë për të vendosur kontakte indirekte me dëshmitarët ose për të shpërndarë informacion konfidencial. Jashtë mjedisit të kontrolluar të Qendrës së Paraburgimit të KSK-së, rreziqe të tilla do të ishin edhe më të mëdha. Prandaj, paraburgimi është mjeti më efektiv për të kufizuar aftësinë e THAÇI-t për t’u arratisur, në të kundërt pengohet procedura e KSK-së”, tha Specialja.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.