Foshnja lindi në autoambulancë, gjatë rrugës për në spital – QKMF Skenderaj jep detajet

Publikuar më:

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj ka bërë të ditur një ngjarje të veçantë që ndodhi para disa ditësh.

Rreth orës 01:20 pas mesnate, një paciente 27-vjeçare, me dhimbje të mëdha lindjeje, u vlerësua nga mjeku kujdestar dhe u vendos që të dërgohej urgjentisht në Spitalin Rajonal.

Gjatë rrugës me autoambulancë, ndodhi mrekullia: foshnja, një djalë i shëndetshëm, erdhi në jetë. Procesi i lindjes u menaxhua me profesionalizëm të lartë nga infermierët Arxhend Ahmeti dhe Qendrim Selimi. Në ekipin kujdestar ishte edhe shoferi i autoambulancës, z. Xhevdet Voca, i cili siguroi transport të sigurt dhe të shpejtë për nënën dhe foshnjën.

“QKMF Skenderaj falënderon ekipin për reagimin e shpejtë dhe përkushtimin në këtë situatë të jashtëzakonshme. Njoftojmë me kënaqësi se nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.