Qytetarët e Mitrovicës po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet lokale.
Në qendrën më të madhe të votimit në qytet, janë parë forca të shumta të Policisë së Kosovës.
Shkolla fillore “Migjeni” në lagjen Ilirida (Tavnik) po mbikqyret nga Policia në mënyrë që procesi të shkojë pa ndonjë parregullsi, raporton Jepi zë.
Ndryshe, banorët e kësaj lagje kanë shprehur kundërshti për kandidaturën e Bahtirit nga VV-ja.
Muret e kësaj lagje para disa ditësh ishin mbushur me grafite “E duam Albinin, por jo Agimin”.
Kandidatura e Bahtirit ka shkaktuar edhe përçarje brenda degës së VV-së në Mitrovicë.