Njësi të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë sot në rrugën magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht tek Liqeni i Badocit.
E këto forca policore aty arritën me të marrë informatën për një mjet të dyshimtë.
Anipse nga Policia e Kosovës nuk pati ende asnjë deklarim në lidhje me këtë rast, sipas raportimeve të deritanishme mjeti i dyshimtë tashmë ka shpërthyer.
Ekipi i deminimit thuhet se ka rrethuar zonën, ku edhe ka shpërthyer ky mjet.
Nuk dihet ende se për çfarë mjeti shpërthyes bëhet fjalë dhe si erdhi deri aty.