Forca të Policisë në çdo vendvotim në Mitrovicë

Publikuar më:

Policia e Kosovës po e mbikqyr nga afër procesin zgjedhor në të gjithe vendvotimet në Mitrovicë.

Forca të shumta të Policisë janë parë edhe në qendrën e votimit në lagjen Bair të Mitrovicës.

Situata në këtë qendër shihet të jetë e qetë, raporton Jepi zë.

Në orët e pasdites është vërejtur një interesim më i madh i qytetarëve për të votuar.

Gjatë gjithë ditës Policia ka qëndruar nëpër qendrat e votimit, ndërkohë që në vendvotimin në lagjen Ilirida (Tavnik) janë parë edhe pjestarë të Njësisë Speciale.

JU REKOMANDOJMË