Shqiptari bëhet hero, ndalon pasagjerin që deshi ta hapte derën e aeroplanit gjatë fluturimit

Publikuar më:

Një pasagjer hero ka treguar se si ai u përball me guxim me një burrë në një fluturim, i cili sulmoi një anëtar të ekipit dhe u përpoq të hapte derën e urgjencës në lartësi.

Për më tepër, pasagjeri doli se ishte me origjinë shqiptare.

Fluturimi, i nisur nga Tel Avivi për në aeroportin Luton në Londër të hënën, u detyrua të bënte një ulje emergjente në Beograd, shkroi The Sun.

Victor Tropolini e kapi burrin pasi tentoi ta hapte derën dhe grushtoi një stjuardesë. Pamjet kanë treguar burrin që bërtiste ndërsa Victori e shtrin përtokë.

Victori mund të shihet që e lidh dhe ia mban duart burrit ndërsa e ndihmojnë më pas edhe të tjerët.

Victori është nga Shqipëria, por jeton në Zvicër dhe po shkonte ta vizitonte nënën në Londër.

 

JU REKOMANDOJMË