Flet sërish vëllai i Faton Hajrizit: I kam thanë ti nuk ke vend te unë

Publikuar më:

Vëllai i Faton Hajrizit, Artani në një lidhje direkte në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka treguar se Fatoni ka qenë tek ai në Gjermani dy ditë më parë, por ky i fundit nuk e ka pranuar në shtëpi.

Artani thotë se Faton Hajrizi nuk ka qëndruar tek ai as edhe një ditë, por vetëm 1 orë ka hyrë brenda pas insistimit të tij për të biseduar.

Po ashtu, Artani thotë se i ka thënë vëllait të tij se nuk ka vend në shtëpinë e tij, pasi dëshiron të qëndrojë larg problemeve.

“Kam nejt në Polici 6 orë, e kam dhënë krejt deklaratën qysh u kon puna krejt. Pasaportën tem, të Gjermanisë edhe të Kosovës, Fatoni u kon para dy dite në Gjermani se Fatoni rregullisht u kon jasht shtetit, nuk u kon në Kosovë. Nuk ka banu te une ai. U ardh te unë para dy dite, këtu nuk ki vend te une, nuk du me prish familjen, nuk du problem. Ai u ardh në 7 ora në mëngjes dhe I ka msha ziles, e kom pa ata sja kom qel derën, edhe tha veq du me fol diqka me to. Ja kom qel deren,ka nejt 1 or këtu, edhe I kom thon prej këtuhit largohu se këtu të kapin policia unë nuk du me pas probleme. Jam një qytetar i thjesht nuk du me pas probleme. Qe 10 vjet jam këtu asniher nuk kam pas probleme.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.