Festat po sjellin diasporën në Kosovë, mijëra rezervime për këto ditë

Publikuar më:

As pandemia dhe karantina nuk e ndalë diasporën shqiptare që festat e fundvitit t’i presin në atdhe.


Siç raportohet, qindra mërgimtarë veçse janë nisur për Kosovë e mijëra do të udhëtojnë ditëve në vazhdim, transmeton “Jepi zë”.

Mediat po raportojnë se janë disa kompani që kanë konfirmuar numër të madh të rezervimeve nga vendet ku jetojnë kosovarët.

Duhet theksuar se diaspora ka filuar të vijë që nga tetori, kur Kosova u largua nga lista e zezë, mirëpo kohën e fundit udhëtimet janë vështirësuar.

Sidoqoftë, duhet theksuar se disa shtete kanë futur sërish shtetet e Ballkanit në listën e zezë, për shkak të rritjes së rasteve më COVID.

Ndryshe, ditë më parë u raportua se diaspora këtë vit ka dërguar mbi 800 milionë euro remitenca, mirëpo viteve të kaluara kur pushimet i kalonin në Kosovë, ata kishin harxhuar në Kosovë rreth 1.3 miliard euro.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.