Ferit Idrizi viziton ndërmarrjen “Përparmi”, pjesë e së cilës u bë edhe biri i heroit Afrim Bunjaku

Publikuar më:

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar ndërmarrjen publike komunale “Përparimi”.

Në këtë vizitë ai takoi edhe të birin e heroit Afrim Bunjaku, Jetlumin, i cili u bë pjesë e kësaj kompanie së fundmi.

Kjo ndërmarrje është kthyer në një storie suksesi për Vushtrrinë, falë menaxhimit të mirë dhe mbështetjes nga Komuna e Vushtrrisë.

Postimi i plotë:

Sot vizitova Ndërmarrjen Publike Lokale “Përparimi”, për t’i falënderuar për punën e palodhshme dhe për të rikonfirmuar përkrahjen e plotë të Komunës së Vushtrrisë për ndërmarrjen dhe për të gjithë punëtorët.

Gjatë kësaj vizite, patjetër që takova edhe Jetlumin, punëtorin shembull të ndërmarrjes, i cili njëherësh është edhe biri i heroit Afrim Bunjaku.

Qoftë një vit i mbarë dhe faleminderit për punën e palodhshme.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.