Kandidati I PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka takuar mësimdhënësit nga Vushtrria që dhanë kontribut gjatë mësimit online.
Idrizi thekson se kur u paraqit nevoja për relizimin e procesit të “E–mësimit” në RTK, edhe Vushtrria pati mësimdhënës që shprehën gatishmëri që të përkushtohen denjësisht në këtë proces të imponuar nga virusi “COVID-19”. Me tre nga mësimdhënësit nga Vushtrria që shprehën këtë gatishmëri Idrizi u takua gjatë ditës së sotme dhe diskutoi për sfidat e tyre.
Idrizi ka falënderuar mësimdhënësit për profesionalizmin e lartë të treguar, dhe gjithashtu u premton që do ta kenë përkrahjen e tij përherë për një arsim shumë më cilësor.
Gjithashtu Idrizi ka premtuar që gjatë mandatit të tij çdo mësimdhënës do të pajiset me laptop dhe çdo klasë do të pajiset me SMART Boards.