Një fëmijë tre vjeçar nga Komuna e Rahovecit u raportua të ketë humbur jetën.
Nga Policia e Kosovës tanimë janë dhënë detaje shtesë në lidhje me rastin, ku edhe është konfirmuar vdekja e tij.
Në emergjencën e spitalit rajonal të Gjakovës mbrëmë nga prindi është sjellë një fëmijë-viktimë mashkull i moshës tre vjeçar me lëndime të rënda trupore.
Mjeku kujdestar në këtë rast ka konfirmuar vdekjen e tij.
Dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurt e mbështetur nga muri është rrëzuar dhe e ka goditur viktimën.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.