Fatbardh Rexha takon djalin e Kadri Veselit- Klestorin: U ndjeva jashtëzakonisht i lumtur që kaluam kohë së bashku

Publikuar më:

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Fatbardh Rexha, ka ndarë emocionet e tij pas një takimi të veçantë me Klestorin, djalin e Kadri Veselit.

“U ndjeva jashtëzakonisht i lumtur që kaluam kohë së bashku me Klestorin në Mitrovicë,” shkroi Rexha në një postim në rrjetet sociale, përcjell Jepi zë.

Rexha e vlerësoi personalitetin e Klestorit, duke e krahasuar atë me babain e tij, Kadri Veseli. “Duke shikuar sjelljet dhe tiparet e personalitetit të tij, më vinte syshë Kryetari Kadri Veseli – njeriu i cili prej rinisë së hershme dha gjithçka për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës sonë të dashur,” shkroi ai.

Rexha shprehu mirënjohje për mbështetjen e Klestorit, duke ftuar qytetarët të votojnë për PDK dhe kandidatët e saj në zgjedhjet e ardhshme.

JU REKOMANDOJMË