Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në Aachen të Gjermanisë.
Kosovari Besmir Ademi dyshohet që, për motive të panjohura, vrau gruan e tij në parkingun e një shitore, shkruan Jepi zë.
Dorasi dhe viktima janë kosovarë nga qyteti i Mitrovicës, teksa është bërë e ditur se viktima është Jetmira Beka.
E afërmja e viktimës, Xh.T, ka thënë për “Jepi zë” se Jetmira u qëllua me thikë para syve të motrës 18 vjeçare.
“Jetmira ka vdekë në sytë e motrës së saj 18 vjeçare. Ai e ka kërcënu edhe motrën A.B”, ka thënë familjarja për “Jepi zë”.
E ndjera ka lënë tre fëmijë prapa vetes.