Familjarët e burrit që vrau 42 vjeçaren në Stanovc të Vushtrisë: Jemi me hapa, në gjendje të rënduar

Publikuar më:

Këtë të martë, familja ka hapur dyert e mortit për 58-vjeçarin Arsim Morina, pronar i furrës “Diellza” në Milloshevë.

Morina dyshohet se ka privuar nga jeta Nexhmie Haradinën, punonjëse në biznesin e tij, përcjell Periskopi.

Një ditë pas ngjarjes tragjike, vëllëzërit e të dyshuarit kanë hapur dyert e të pames, e të cilët pas kamerës për Indeksonline kanë dhënë pak detaje lidhur me ngjarjen tragjike.

“Nuk dimë gjë, sapo kemi ardhur prej jashtit (i referohen diaspores). Nuk kemi qenë këtu, nuk dimë gjë. Sa e kemi hapur të pamen…”, ka thënë shkurt njëri nga vëllëzëzërit e viktimës.

“Jemi me hapa, të rënduar, në gjendje të vështirë, nuk dimë asgjë, hiç asgjë”, ka thënë një tjerër familjarë i Morinës.

Mësohet se Morina ka lënë pas vetes vetëm bashkëshorten dhe dy vajza.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.