Është mëse evident qëndrimi dhe tendencat paragjykuese në shoqërinë kosovare ndaj dukurive që tashmë shtetet e zhvilluara evropiane i kanë tejkaluar dhe kanë bërë tranzicionin e bujshëm, nga pranimi te ndërgjegjësimi.
Madje, Çerkica, një transgjinore që tregon storien e jetës së saj në emisionin ‘Madam’, shkon aq larg sa thotë se ‘ktyne herë ka pasë ma lezet’, kur i kërkohet ta përkufizojë dallimin mes viteve të 90-ta dhe tash, rreth asaj se si është parë dhe gjykuar nga shoqëria orientimi i saj seksual, e që realisht nënkupton se gjërat kanë shkuar duke u bërë më keq, e jo më mirë.
‘Reagimi i njerëzve ka qenë… edhe na kanë dashtë, edhe na kanë përgoju,’ thotë Çerkica, e cila është në praninë e një transgjinoreje tjetër me emrin Klea.
Duke nënvizuar vështirësitë dhe stigmatizimet e vazhdueshme me të cilat janë përballur, dy transgjinoret guximshëm tregojnë sfidat e jetës së tyre.
Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU.