Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, gjendet në mesin e deputetëve që kanë marrë meditje për shpenzime të udhëtimit.
Ai për vitin 2021 ka marrë 1020 euro për shpenzime të udhëtimeve, por që në fakt ai fare nuk ka jetuar vitin e kaluar në Skenderaj, raporton rtv Okarina.
Ndryshe, të enjten e kaluar, është publikuar lista e dhjetra deputetëve që janë kompensuar për shpenzimet e derivateve, për arsye të udhëtimeve nga qytetet e tjera për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.
Sipas raportit, për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për karburante.
Publikimi i kësaj liste ka ngjallur reagime të shumta dhe nga deputetët është kërkuar që t’i kthejnë paratë.