Vushtrri: 27-vjeçari rrah një person pasi e gjen në afërsi të motelit me gruan e tij, e akuzon se janë në lidhje dashurie

Publikuar më:

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sot, në afër të një moteli, në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, motivi i së cilës dyshohet të jetë një lidhje dashurie.

Ngatërresa verbale mes tre të rinjve përfundoi me konflikt fizik, ku si pasojë njëri prej tyre e pësoi keq.

Burimet e Sinjalit thonë se një person e ka sulmuar një tjetër, duke e akuzuar se ka qenë në lidhje dashurie me bashkëshorten e tij.

Ngjarja ndodhi pasi i dyshuari e gjeti gruan e tij  afërsi te motelit bashkë me këtë person. Kjo e revoltoi të dyshuarin dhe si pasojë bashkë me shokun e tij e sulmoi viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore, derisa intervenoi Policia.

Një njësi policore ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin, ndërkohë qe me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti ndaj të dyshuarve për lëndim trupor.

JU REKOMANDOJMË