Exit Poll-i i UBO Consulting, më i sakti në zgjedhjet parlamentare 2025

Publikuar më:

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë treguar një përputhshmëri të lartë me Exit Poll-in e realizuar nga UBO Consulting për RTV Dukagjinin. Diferencat mes parashikimeve të Exit Poll-it dhe rezultateve preliminare kanë qenë minimale, duke e bërë atë më të saktin në këto zgjedhje.

Krahasimi i rezultateve tregon se Exit Poll-i ka arritur të parashikojë me saktësi raportet mes partive kryesore, me një devijim shumë të vogël nga rezultatet preliminare, të cilat aktualisht janë numëruar në mbi 99%. Sipas ekspertëve të fushës, një përputhje kaq e lartë tregon rëndësinë e metodologjisë së përdorur dhe të dhënave të mbledhura në terren.

Nuk është hera e parë që një Exit Poll i realizuar nga UBO Consulting jep rezultate të sakta. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, të dhënat e kësaj kompanie patën një përputhje të lartë me rezultatet përfundimtare, duke u cilësuar si matja më e saktë e atij procesi zgjedhor.

Ky rezultat tregon rëndësinë e Exit Poll-eve si një mjet për të dhënë një pasqyrë të përafërt të votës në ditën e zgjedhjeve, duke ofruar një analizë të menjëhershme për publikun dhe akterët politikë.

JU REKOMANDOJMË