Emrat e kandidatëve për Bord të Trepçës, Shyqri Sadiku sërish pjesë e listës

Publikuar më:


Kryeministri Albin Kurti sot ka marrë pjesë në rihapjen e Terminalit Doganor në hapësirat e “Trepçës”, ku po pritet të vjen edhe bordi i ri i përhershëm.

Kjo ndërmarrje publike qendrore e Kosovës funksionon me ekzekutiv dhe bord mbikëqyrës.

Lista e kandidatëve që janë kualifikuar për t’u testuar në intervistë me gojë ka 24 persona, të cilët janë: Selim Lulaj, Goran Laziç, Adem Zogjani, Shaqir Rexhepi, Avdyl Hasani, Muharrem Peci, Fatos Krasniqi, Fadil Begu, Xhevdet Tahiri, Kimete Gashi, Nezir Rama, Muharrem Mustafa, Hasan Fejzullahu, Shyqyri Sadiku, Bahri Hyseni, Fatmir Gërguri, Betim Elezaj, Ibrahim Krasniqi, Muhamet Sadiku, Esat Peci, Bujar Bilalli, Lulzim Rexhepaj, Safet Sadiku dhe Gëzim Kastrati.

Emrat që do të dalin nga kjo listë pas intervistimit do të shkojnë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku duhet të marrin pëlqimin e kabinetit qeveritar me votë.

Bordi i kësaj ndërmarrjeje, pas zgjedhjes, do të jetë i përhershëm dhe jo i përkohshëm si aktualisht, që përbëhet nga kryesuesi Bahri Hyseni, ndërsa anëtarë, Hekuran Nikçi, Alban Krasniqi, Shyqeri Kelmendi dhe Shyqeri Sadiku, si përfaqësues i punëtorëve, të cilët janë 20% aksionarë të ndërmarrjes.

Ndryshe, në këtë ndërmarrje para dy javësh ka pasur një përleshje mes disa punëtorëve të administratës dhe minatorëve me kryeshefin e ri të vendosur nga Qeveria e Kosovës, Enis Abdurrahmani.

JU REKOMANDOJMË