Eksperti Mehmeti tregon se sa familje në Kosovë marrin të hyra nga prodhimi i kriptovalutave

Zëri qytetar

E frikshme: Në mbrëmje me “blic” të telefonit, Golf 2-shi del në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë-

 Vozitësit të cilët ngasin veturën pa ndezur dritat edhe gjatë ditës gjobiten nga Policia e Kosovës. Mirëpo, një vozitës nuk...

Mitrovicasi mundohet të bëjë “drift” tek Liqeni, por gabon dhe e aksidenton veturën luksoze

Një qytetar nga Mitrovica është munduar të bëjë "drit" me veturën e tij tek Liqeni në Mitrovicë. Teksa e kanë...

Një nga “mrekullitë” e arkitekturës ndodhet në Mitrovicë, banesat buzë më buzë në zemër...

Pamja që po shihni duket joreale, por në të vërtetë është në zemër të qytetit të Mitrovicës. Kjo madje, po...

Ankohet mitrovicasi: Në vend të mishit një “fast food” na mbush buken me majonez

Qytetarët e Mitrovicës janë të pakënaqur me ushqimin që po u shërbehet në "fast food". Përveç që po përballen me...

Bedri Hamzës i terrohet sheshi, një javë pasi e rregulloi – prishen dritat dekoruese

Sheshit të Mitrovicës po i shuhen edhe ato pak drita që ishin ndezur për ta ndriquar qytetin në prag...

Eksperti i teknologjisë së kriptovalutave, Milot Mehmeti ka folur për mënyrën se si prodhohen kriptovalutat në Kosovë.

Ai ka thënë se prodhimi i kriptovalutave bëhet përmes një gjuhe programuese të decentralizuar.

“Është një programim i mbrojtur me një gjuhë programues dhe është teknologjia ‘Blockchain’ i ruan të dhënat, që domethënë sa Bitcoin i ki ti, ose dikush tjetër sa kriptovaluta janë, ato rruhen të decentralizuara”, ka thënë ai.

Mehmeti tha se në këtë teknologji nuk ka mundësi që të bien serverët dhe se të dhënat e përdoruesve ruhen.

“Rënia e serverëve nuk ndodhë në teknologjinë ‘Blockchain’, sepse decentralizohet krejt ajo dhe ruajtja e të dhënave decentralizohet në secilin vend në botë. Në secilin vend të botës është legale. Në Kosovë nuk është ilegale por nuk është e rregulluar akoma me ligj”, tha ai.

Eksperti i kriptovalutave deklaroi se afër 30 mijë familje në Kosovë mbijetojnë nga rrogat që i marrin nga prodhimi i kriptovalutave.

“Unë mendoj që ka për shkak se që një kohë të gjatë janë aktiv. Minimum 20-30 mijë familje kosovare marrin të hyra nga prodhimi i kriptovalutave. Derisa janë 40 mijë përdorues, mendoj se ata e marrin një rrogë nga to. Për shembull ne marrim pjesë në prodhimin e një kriptovalute. Në atë pjesëmarrje një pjesë e vogël ndahet në bazë të fuqisë procesuese që e ki. Nëse është fermë e madhe ka pjesë më të madhe nëse janë pajisje të vogla si janë në shtëpi atëherë janë një pjesë e vogël që mundet me gjeneru 300-400 euro në muaj. 100 mund të jenë shpenzime për energji”, ka thënë ai në T7.

Ai deklaroi se shumë të rinjë në Kosovë kanë filluar që të merren me këtë biznes.

“Ndoshta ka plot të rinj që nuk kanë dal jashtë por përfitojnë prej saj. Kjo ta jep mundësinë me qenë pjesë e një ekonomie të re që është online me një shumë të vogël, me një hapësirë të vogël. Nuk ka nevojë për licencë dhe pajisjet edhe me e vazhdu punën”, ka thënë Mehmeti.

Mehmeti ka dhënë detaje edhe për funksionin e kriptovalutave.

“Këto janë si lloj aksione. Ato kriptovaluta janë si aksione të një kompanie. Për shembull Bitcoin nuk është pronë e askujt.  Është një kod një program që mbrohet me një gjuhë programuese dhe që dihet se sa janë Bitcoin tash dhe se kur kanë me u prodhu,. Të gjitha transaksionet ruhet. Është një libër i shënimeve që mbrohet. Ai ka blloqe dhe secili bllok i përmban informatat e kaluara”, ka thënë ai.

Të fundit

Ky është 26 vjeçari kosovar që u vra sot me thikë

Mediat kanë publikuar fotografinë e të riut që mbeti i vrarë sot në Pejë, si pasojë e një përleshjeje me thika. E.M., 26-vjeç, nuk arriti...

Policia arreston një 83 vjeçar në Skënderaj

Stacioni Policor Skenderaj është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata. Sot me datë 20.01.2022, rreth orës 14:00, në fshatin Polac-Skenderaj, është...

Lajme të tjera