Ekskluzive: Rast shqetësues në Suhodoll, persona me veturë të Beogradit futen në shtëpitë e shqiptarëve – reagon Policia

Publikuar më:

Sot në orët e paraditës një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese ka ndodhur në Suhodoll të poshtëm.

Një makinë me targa të Beogradit ka hyrë nëpër shtëpitë e Suhodollit kinse për të regjistruat Ekonomitë Familjare për vendosjen e Njehësorve Elektrikë, shkruan Jepi zë.

Raportohet se menjëherë është njoftuar Policia e Kosovës dhe me angazhimin e tyre personat e dyshimtë janë larguar nga aty.

“Luten Banorët e Suhodollit dhe të tjera lokacioneve në Veri të kenë kujdes dhe nëse hasin në këta persona të lajmërojnë menjëherë Policinë e Kosovës.
Për më shumë detale të rastit të sotshëm Kryesia e Suhodollit të poshtëm ka caktu takim me Policinë e Kosovës për nesër datë 23.02.2024 ku edhe do të Ju njoftojmë për ecurinë e takimit.
Duke shpresuar dhe duke falenderuar Policinë e Kosovës dhe disa prej Banorëve të Suhodollit që u grumbulluan dhe evituan ndonjë të keqe të mundshme.” ka thënë një banor i Suhodollit për Jepi zë.

JU REKOMANDOJMË