Ekskluzive: Më 1 dhjetor mbahet seanca e parë, Bedri Hamza merr detyrën e kryetarit

Publikuar më:

Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Bedri Hamza pritet të marrë detyrën më 1 dhjetor.

Jepi zë ka mësuar se seanca e parë do të mbahet më 1 dhjetor në orën 10:00, ku Hamza do të marrë edhe zyrtarisht detyrën.

Ndryshe, Hamza ka mposhtur ish-kryetarin dhe kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtirin në rundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Lajm i përditësuar

Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Bedri Hamza ka ftuar anëtarët e rinj të Kuvendit në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Mitrovicës përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Ftesa për mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës
KUVENDI I KOMUNËS SË MITROVICËS SË JUGUT
Nr. 02-060/01-0101265/21 dt. 18.11.2021
Mitrovicë
FTESË
Të nderuar anëtarë/e të Kuvendit të Komunës,
Ftoheni të merrni pjesë në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, e cila do të mbahet të mërkurën me datë 01.12.2021.
Gjithashtu, ju njoftoj se me këtë rast do të bëni betimin dhe do të nënshkruani deklaratën solemne për marrjen e detyrës së anëtarit të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut.
Ceremonia fillon në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.
Të bashkangjitur me ftesën gjeni edhe rendin e ditës.
Mitrovicë Kryetari i Komunës
Bedri HAMZA

JU REKOMANDOJMË