Ekipet e FSK-së do të vazhdojnë edhe sot kërkimin për 4 vjeçarin që dyshohet se ra në kanalin e ujit në Akrashticë

Publikuar më:

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4 vjeçar ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Edhe pas kërkimeve deri në orët e mbrëmjes ai nuk është gjetur ndërsa edhe sot ekipet e kërkim shpëtimir në ujëra të

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se mbrëmë është ndalë kërkimi, kurse sot pritet të filloj përsëri.

Rrethanat se si ka ardhur deri te rënia e fëmijës në kanalin e Ibër-Lepencit nuk dihen.

E për rastin ka folur Sadik Krasniqi, i cili është daja i katërvjeçarit.

“Ai së bashku me një djalë tjetër më të rritur e kanë lëshuar lopën për të kullotur afër shtëpisë dhe e kanë sjell tek kanali. Thuhet se djali ka rënë në kanal dhe për fatkeq nuk është gjetur ende”, tha ai.

“Ka qenë i shoqëruar me djalin e hallës së tij. Ai nga paniku nuk ka mundur që të tregojë se si ka ndodhur rasti derisa është qetësuar e më pas ka ardhur e ka treguar gojarisht se këtu ka rënë në. Dhe ende nuk dihen gjurmët”, tha Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.