Faruk Mujka ofroi dorëheqjen nga kryetarllëku i Qendrës së VV-së në Mitrovicë menjëherë pasi humbi zgjedhjet.
Kjo u konsiderua si pranim i fajit dhe lëshim i rrugës për kuadrot e reja të partisë, shkruan “Jepi zë”.
Por, si duhet, Mujka ende është i etur për të mbijetuar në politikë. Ai është zgjedhur kryetar i Grupit të Asamblistëve të VV-së në Kuvendin e Mitrovicës.
“Jepi zë” ka mësuar nga burime brenda VV-së se Mujka mori këtë post me ndihmën e asamblistëve që njihen si “ish-AKR”.
Duhet theksuar se Lëvizja Vetëvendosje është grupi i dytë më i madh, pasi ka 12 asamblistë në Kuvendin Komunal në Mitrovicë.