Edhe një devijim në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, shtohet tollovia

Publikuar më:

Vuajtja në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë, si duket nuk ka fund. Që nga sot, ajo u shtua.

Shoferët janë detyruar ta bëjnë një tjetër devijim të rrugës gjera kanë qarkulluar në magjistrale, shkruan “Jepi zë”.

Devijimi është bërë nga përfundimi i rrugës me katër korsi deri tek udhëkryqi i fshatit Dumnicë.

Siç edhe shihet, tollovitë në magjistrale veçse janë shtuar pasi veturat duhet të qarkullojnë në zhavor.

Duhet kujtuar që prej shumë kohësh një devijim tjetër po pengon qarkullimin në fshatin Maxhunaj.

Ndryshe, magjistralja Mitrovicë-Prishtinë ka nisur qe shumë vjet dhe ende nuk dihet kur do të përfundojë.

JU REKOMANDOJMË