Edhe në ditën e Pavarësisë përçahet politika: Fjalimi i Albin Kurtit bën që opozita ta lëshojë sallën

Publikuar më:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën solemne për nder të 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka folur për të arriturat e shtetit të Kosovës në këto 14 vjet duke u fokusuar në të arriturat që ai i ka përmendur që nga marrja e mandatit.

Kurti ka filluar me krizën me pandeminë e deri te rritja e çmimeve. Ai ka thënë është i vetëdijshëm se shtrenjtimi i çmimeve ka prekur qytetarët, disa prej të cilëve jetojnë në kushte të rënda. Kurti ka thënë se duke e ditur këtë,  e ndjen edhe ai peshën e gjendjes ekonomike në të cilën jetojnë qytetarët.

Kurti tutje përmendi krizën energjetike e pandeminë, luftimin e korrupsionit si dhe shtesat për punëtorët, shkruan Reporteri.net.

“Shpallja e pavarësisë ishte rezultat i luftës sonë çlirimtare dhe sakrificës së vazhdueshme të popullit tonë. Kriza me pandeminë dhe energjinë kanë prekur secilin shtet duke dëmtuar edhe strukturën e shoqërisë por edhe mungesën e planifikimit tonë afatgjatë dhe mungesën e strategjisë. Krizat kanë prekur të gjithë qytetarët, unë e ndej peshën që kanë shtuar te secili qytetar sepse i di kushtet në të cilat jetojnë, me paga të ulëta e pa kursime.

“Në fakt ishte pikërisht kjo gjendje e rëndë e humbja e besimit në drejtësi e barazi ajo që solli ndryshimin e 14 shkurtit. Vitin 2021 e mbyllëm me një rritje ekonomike prej 9.9 përqind, shifra më e lartë që nga shpallja e pavarësisë. Filluam për herë të parë me ndarjen e shtesave për nënat lehona dhe shtesat për fëmijë. Falë luftës ndaj korrupsionit e krimit, Kosova është renditur e para dhe u ngrit për 17 vende në luftimin e korrupsionit”, tha Kurti.

Kryeministri po ashtu u shpreh se kanë thelluar bashkëpunimin me aleatët në fushën ndërkombëtare.

Ai u shpreh se qytetarët po e ndiejnë ndryshimin, mirëpo se problemet që i kanë trashëguar nuk rregullohen për një ditë.

“Në rrafshin ndërkombëtar kemi thelluar bashkëpunimin me vendet aleate. Po investojmë më shumë se Kurrë në ushtrinë e Kosovës.

Kemi realizuar numër rekord vizitash jashtë dhe brenda vendit dhe kemi ridefinuar dialogun me Serbinë. Qytetarët e kuptojnë dhe e ndjejnë se ndryshimi po ndodh çdo ditë dhe janë të vetëdijshëm se dëmet e mëhershme nuk rregullohen për një ditë. Qeveria duhet të bëjë.

E pranoj që njerëzit do të thonë çdo ditë lloj lloj gjërash për mua dhe unë do të mbroj të drejtën e tyre për të thënë sepse lufta jonë nuk ishte vetëm për çlirim, por edhe për liri të mendimit”, u shpreh Kurti.

Ky fjalim i Kurtit bëri që opozita ta lëshojë sallën.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.