Një aksident ka zgjatur kolonën e vetura me dhjetëra kilometra – pritje deri 6 orë

Publikuar më:

Mërgimtarët pas pushimeve janë nisur drejt vendeve ku jetojnë, e kjo ka bërë që të krijohen kolona të gjata në vendkalimet kufitare.

Qytetarët që jetojnë në diasporë po malltretohen vazhdimisht gjatë ardhjes dhe kthimit. Fillimisht në ardhje tek kufiri me Serbi dhe Kosovë, mërgimtarët po detyrohen të presin me orë të tëra, e poashtu edhe gjatë kthimit tek pika kufitare në Merdare, shkruan “Jepi zë”.

Mirëpo pritje edhe më gjatë tani po shkaktohet në kufirin në mes të Serbisë dhe Hungarisë.

Një mitrovicas ka dërguara në “Jepi zë”, foto nga rruga që të dërgon tek kufiri, ku shihen kolonat që sipas qytetarit tani është e gjatë me dhjetëra kilometra, për shkak edhe të një aksidenti të trafikut.

Pritja është e gjatë nga 5 deri 6 orë, kjo ka bërë që edhe fëmijët të dalin nga veturat, dhe kjo pamje ishte për “gjynah”, ka shkruar mitrovicasi për Jepi zë.

Ata thonë se vetëm dashuria e madhe për vendlindje dhe familjarë, bën që t’i përballojnë gjithë këto tortuara në kufi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.