Edhe Bedri Hamza mori mbi 1100 euro për naftë sa ishte deputet

Publikuar më:

Në mesin e deputetëve që morën kompensim nga shteti për shpenzimet e tyre të naftës është edhe kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza.

Hamza, atë kohë deputet i PDK-së, shpenzoi 1 mijë e 140 euro për të udhëtuar, shkruan Jepi zë.

Për periudhën janar-dhjetor 2020, Hamza kishte marrë 960 euro kompensim nga shteti për udhëtim, ndërsa për periudhën janar-dhjetor 2021, ai kishte marrë 180 euro.

Megjithatë, Hamza këtë kompensim e kishte marrë pasi udhëtonte nga Mitrovica për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit si deputet.

Ndryshe, të enjten e kaluar, është publikuar lista e dhjetra deputetëve që janë kompensuar për shpenzimet e derivateve, për arsye të udhëtimeve nga qytetet e tjera për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.

Sipas raportit, për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për karburante.

Publikimi i kësaj liste ka ngjallur reagime të shumta dhe nga deputetët është kërkuar që t’i kthejnë paratë.

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.