Edhe aktivistët e VV-së të zhgënjyer me Bahtirin: E duam Albinin, por jo Agimin

Publikuar më:

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë nuk po e duan Agim Bahtirin më për kryetar të tyre.


Një prej këtyre aktivistëve është edhe Sefi Beqiri, i cili përmes një postimi ka thënë që e duan Albin, por jo Agimin dhe e duan Glaukun, por jo Farukun.

Beqiri ka thënë se nuk ka rëndësi pse Albini e kandidoi prapë Agim Bahtirin, por rëndësi ka që populli është mësuar të ndëshkojë dhe mitrovicasit duhet ta ndëshkojnë edhe Agim Bahtirin.

“Ska rendesi pse Albini e kandidoj prap Agim Bahtirin, rendesi ka qe populli u msu me ndeshku. E duam Albinin por jo Agimin. E duam Glaukun por jo Farukun“, ka shkruar ai.

Ai ka postuar edhe një video ku dëgjohen disa prej premtimeve të parealizuara të Bahtirit.

JU REKOMANDOJMË