“E vrava gruan” i dyshuari për vrasjen në Skenderaj u vetëdorëzua në Polici

Publikuar më:

Një burrë dyshohet se ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan e tij në Llaushë të Skenderajt.

Mësohet se i dyshuari është vetëdorëzuar sot në stacionin policor në Skenderaj, ku ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se e ka kryer vrasjen.

“E vrava gruan”, u ka thënë ai zyrtarëve policorë në këtë stacion, kur është vetëdorëzuar.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur sot rreth orës 13:40, 48-vjeçarja është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Mitrovicës, ku ka ndërruar jetë.

“Nga  hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes  bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.