E vendosën fotografinë e Besartës në billbord, Bekim Jashari i reagon VV-së: Jo njerëzore

Publikuar më:

Kryetari i Skënderajt dhe njëherësh njëri prej djemve të familjes Jashari, Bekimi  ka reaguar pasi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është vendosur fotografia e motrës së tij të mbijetuarës së masakrës ndaj kësaj familjeje, Besartës.


Ai ka thënë se vendosja e fotografisë së saj është e papranueshme dhe jo njerëzore.

“Sapo më njoftuan që në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, është vendosur një baner me motive politike, në të cilin është e vendosur edhe fotografia e motres sime, Besarta Jashari. Është e papranueshme, jo njerëzore dhe jo etike keqpërdorimi i personalitetit të motres sime, Besartes, për qëllime të caktuara politike”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai tha se një veprim i tillë para zgjedhjeve nuk i bënë nderë historisë.

“Një veprim i tillë, në këtë kohë para zgjedhore i bërë nga kushdoqoftë nuk i bënë nder historisë dhe të kaluares sonë të lavdishme, as atyre që në emër të vlerave tona kombëtare tentojnë të përfitojnë politikisht”, ka shkuar ai.

Ai ka kërkuar nga organet e rendit dhe KQZ që të merren me rastin.

“Në lidhje me këtë kerkoj nga organet e rendit si dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të verifikojnë mirë rastin dhe të veprojnë sipas legjislacionit në fuqi”, ka shkruar ai.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.