E turpshme: Kapet polici kosovar në një motel, kishte hyrë me uniformë për të bërë seks

Publikuar më:

Një zyrtar i Policisë së Kosovës, është zënë gjatë orarit të punës në një motel në qytetin e Prizrenit.


Është marrë vesh se polici në fjalë është nga qyteti i Prizrenit, i cili pasi është kapur nga Inspektorati Policor duke kryer marrëdhënie seksuale në motel, është suspenduar.

Se polici në fjalë është kapur në motel dhe më pas suspenduar e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

“Bazuar në kërkesën tuaj si në vijim do të gjeni përgjigjen nga Inspektorati Policor i Kosovës: Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar mbrëmë në orët e pasdites nga Policia e Kosovës lidhur me këtë rast. Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë kontaktuar edhe me prokurorin kujdestar dhe në mungesë të elementeve të veprës penale rasti do të trajtohet nga Policia e Kosovës me dyshimin për shkelje disiplinore që bien ndesh me Kodin e Etikës të Policisë së Kosovës dhe udhëzimin administrativ për disiplinë”, thotë IPK.

Më tej IPK thotë se lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar nga Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.