E TURPSHME: Disa te miturave në Mitrovicë po u keqpërdoren fotot dhe videot në Tiktok, po paraqiten se kinse janë në lidhje me djem të ndryshëm

Publikuar më:

Aktivistja Neri Ferizi përmes një statusi në rrjetin social ka njoftuar ka paraqitur në stacionin policor në Mitrovicë një rast ku bëhet fjalë për disa të mitura, që po iu keqpërdoren fotot dhe videot në rrjetin social Tiktok.

“Ju bej thirrje organeve te drejtesise qe keto raste t’i trajtojne me seriozitet. Kjo mund te ndikoj shume keq ne shendetin e femijeve tane nese ne i heshtim keto raste. E ftoj prokurorine qe t’i zbuloj keqperdoruesit dhe pres prej tyre qe te kene sjelle profesionale ne lidhje me rastin”, ka shkruar Ferizi në fund të postimit.

Postimi i plotë:

Sot isha ne stacioni policor ne Mitrovice me e raportu nji rast te disa te miturave qe po iu keqperdoren fotot e videot e tyre, duke i apostrohuar sikur ato jane ne lidhje me djem te ndryshem. Target i ketij profili ne Tiktok jane shkollat e mesme.

Medoemos duhet ndryshimi i ligjit, sidomos kur behet fjale per te mitur. Une do te duhej te kem drejt me ligj qe ta hapi rastin e jo t’i ftoj te rejat qe te perballen me kete sistem totalisht te deshtuar. Cikat ne moshe te mitur erdhen edhe e hapen rastin, por qasja ndaj tyre vazhdoj me qene jo profesionale nga zyrtari per Mireqenie Sociale.

Mos te flas per jo profesionalizmin e gjuhen patriarkale qe e perdori nji polic aty kur shkova ne fillim.

Ju bej thirrje organeve te drejtesise qe keto raste t’i trajtojne me seriozitet. Kjo mund te ndikoj shume keq ne shendetin e femijeve tane nese ne i heshtim keto raste. E ftoj prokurorine qe t’i zbuloj keqperdoruesit dhe pres prej tyre qe te kene sjelle profesionale ne lidhje me rastin.

Ky vend vec per grate nuk eshte!

JU REKOMANDOJMË