Partia Demokratike e Kosovës pritet ta përjashtojë anëtarin e saj, Bekim Haxhiu.
Jepi zë ka mësuar se ky vendim është marrë tashmë nga PDK-ja dhe pritet që gjatë javës t’i dorëzohet Haxhiut.
Kjo pasi ky i fundit kishte dalë publikisht në përkrahje të Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt, kundër Fadil Nurës së PDK-së, ka thënë se përjashtimi nga kjo parti do të ishte nderi më i madh që do të mund t’i bëhej.
“Nderi më i madh që mundet me ma bo është me më përjashtu. Ai është nderi më i madh që mundet PDK-ja me ma ba”, kishte deklaruar Haxhiu.