E tmerrshme dhe e pabesueshme: Një grua shtatzënë e me një fëmijë 5 vjeç, po jeton në një shtëpi të pabanuar tek Liqeni në Mitrovicë

Publikuar më:

Një pamje vërtetë tmerruese vjen nga pjesa e Liqenit Akumulues në Mitrovicës.

Një qytetar ka adresuar një shqetësim të madh që ka hasur vet ai, shkruan Jepi zë.

Sipas tij në këtë shtëpi që shihet në video, po jeton një grua që është në moshë të re, me një fëmijë 5 vjeçar.

Nga pamjet e dërguara në “Jepi zë”, shihen gjësendet e kësaj gruaje që i ka vendosur brenda një dhome pa dyer dhe dritare.

Brenda shihet një karrocë e fëmijëve, disa lodra dhe ushqim i përgatitur.

Raportuesi ka treguar përJepi zë” se kjo grua i kishte kërkuar shtëpi për strehim diku, por ai i kishte ndihmuar ta rregullojë këtë shtëpi duke vendosur disa blloka dhe jastëk për ta mbrojtur pak nga të ftohitit.

Poashtu ai tregon, se gruaja i ka thënë se përveç fëmijut që ishte i moshës 5-vjeçare, ajo ishte edhe shtatëzënë.

 

JU REKOMANDOJMË