E rëndë: Shpërthen zjarri në një pompë, vdes kosovari që u dogj në veturë

Publikuar më:

Një person ka vdekur në automjetin e përfshirë nga zjarri në hapsirën e një pike karburanti në fshatin Babush të Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se personi që ishte brenda në automjet ka vdekur.

”Sot, rreth orës 17:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në hapësirën e një pikë karburanti në fshatin Babush, një automjet i udhetareve me targa vendore është perfshirë nga flaka”, është shprehur Veseli.

Ai shtoi se një person tjetër është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

”Për pasojë një person ka humbur jetën që ishte në automjet. Ndërsa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekesor”.

Policia ka bërë të ditur se të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt i ka nisur hetimet.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.