E rëndë: Mbytet një kosovar në detin e Durrësit

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një person ka humbur jetën teksa ndodhej në det, raporton a2news.com.

Mbytja ka ndodhur në zonën e plazhit të njohur si Shkëmbi i Kavajës. Viktima, një pushues 80-vjeçar nga Kosova, po lahej në det, dhe ndihmat e marra nuk e shpëtuan dot.

“Më datë 13.07.2021, në orën 18:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, te “Shkëmbi Kavajës”, është mbytur duke u larë në det shtetasi kosovar S. O., 80 vjeç, (pushues)”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

JU REKOMANDOJMË