E rëndë: Ky është burri që u gjet i vdekur nga FSK-ja, ishte zhdukur që 10 ditë

Publikuar më:

Është gjetur nga Ekipet e Kërkim Shpëtimit të FSK-së trupi i pajetë i personit të zhdukur tash e disa ditë, Naser Osmani.

Sipas njoftimit të tyre, u bë e ditur se sot pas kërkimeve intensive ekipet e Kërkim Shpëtimit Ujorë të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e tij në zonën në afërsi të lumit Llap në fshatin, Lupq i Poshtëm i komunës së Podujevës.

“Pas marrjes së njoftimit nga  Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për një person të zhdukur, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë të gjitha masat duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës. Gjithashtu të angazhuar në këtë operacion kërkimi kanë qenë një numër i madh i vullnetarëve”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Ekipet e Kërkim Shpëtimit të FSK-së, gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur

Pas marrjes së njoftimit nga  Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për një person të zhdukur, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë të gjitha masat, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës, gjithashtu të angazhuar në këtë operacion kërkimi kanë qen  një numër i madh i vullnetarëve.

Pas kërkimeve intensive sot ekipet e Kërkim Shpëtimit ujorë të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur me inicialet N.O, në zonën në afërsi të lumit llap në fshatin  Lupq i poshtëm i komunës së Podujevës.

Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.