Fëmija bie mbi “tupanin elektrik” dhe i digjen duart në një kopsht privat në Mitrovicë

Publikuar më:

Në qytetin e Mitrovicës funksionojnë disa kopshte private të cilat nuk dihet nëse po i zbatojnë të gjitha rregullat dhe kufizimet e parapara sipas ligjit.

Por një kopshti të njohur në Mitrovicë i ka ndodhur një incident i rëndë me një fëmijë, shkruan Jepi zë.

Burime të “Jepi zë” marrin vesh se fëmiju ka rënë mbi “tupan” elektrik dhe ju kanë djegur duart duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Kjo pajisje nuk dihet nëse lejohet të përdoret brenda kopshtit kur qëndrojnë fëmijët e vegjël.

Sipas këtyre burimeve, rasti është denoncuar edhe në Polici nga vet prindi i fëmijës.

Ndryshe, në disa kopshte së fundmi është përdorur edhe dhunë ndaj fëmijëve, ndërsa në Mitrovicë funksionojnë disa çerdhe e “qëndrime ditore” në objekte jo adekuate./ Jepi zë

JU REKOMANDOJMË