E rëndë: 36-vjeçari humb jetën në QKMF, po merrte infuzion për shkak të gripit sezonal

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, derisa po merrte trajtim mjekësor pasi ishte prekur nga gripi sezonal.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, 36-vjeçari ka qenë i shtrirë në QKMF-në e Podujevës duke marrë infuzion për shkak të gripit sezonal, ku papritur i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe për pasojë është ndarë nga jeta.

Në lidhje me këtë rast është informuar Policia e Kosovës, ndërkaq Sinjali mëson se familjarët e viktimës kanë deklaruar në Polici se 36-vjeçari nuk ka pasur ndonjë problem tjetër shëndetësor, përpos gripit.

Vdekjen e 36-vjeçarit e kanë konstatuar ekipet mjekësore, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e detajve të tjera, ndërsa me urdher të prokurorit rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.